Futboll Seria A Sport

SYNON PËRFORCIME TË MËDHA NË VERË/ Manchester Unitedi ofron 105 milionë euro për mbrojtësin e Serie A..

Prej kohësh Manchester United është duke kërkuar një mbrojtës të fortë për të krijuar një mur të vërtetë para kuadratit të portës së mbrojtur nga De Gea.

Kalidou Koulibaly i Napolit ka qenë temë e nxehtë prej kohësh, por një president si Aurelio De Laurentiis është gjithmonë i vështirë për t’u bindur që të lërë një lojtar të largohet nga skuadra e tij. Oferta për mbrojtësin nuk ka munguar, por të gjitha janë hedhur poshtë.

Sot, “Corriere dello Sport” ka bërë me dije se në adresën e klubit napolitan ka mbërritur një ofertë e re nga Manchester United.

Janë plot 105 milionë euro  që janë vënë në tavolinë për të lënë të lirë mbrojtësin senegalez, sipas gazetës italiane. Në ditët në vijim pritet që të ketë informacione më të detajuara në lidhje me këtë ofertë dhe nivelin se ku ndodhet akordi mes palëve.

Related posts

ZYRTARE/ Barcelona prezanton ndihmësit e Koeman

Delo.autor

E BUJSHME/ Real Madridi mposht konkurrencën e “Djajve të Kuq” për talentin 50 milionësh

Delo.autor

DISFATË E RËNDË PËR KUKËSIN/ Vora i jep leksion! Lushnja gabon penallti në minutën e 97 kundër Pogradecit

F.autor

Leave a Comment