Albanian Stars Futboll

Panathinakosi shton presionin, nuk heq dorë nga Ergys Kaçe

Është një nga emrat më të përfolur në merkato, por ende nuk ka gjetur sistemim këtë janar. Ergys Kaçe prej disa javësh është përfulur nga mediat greke dhe shqiptare për një kalim të tij te Panathinakos, apo edhe te skuadra tjetër greke, Platanias. Por, në dy ditët e fundit janë shtuar më shumë informacionet për kalimin e korçarit te skuadra historike greke, Panathinaikos. Ergys Kaçe prej disa sezonesh nuk është më një zgjedhje e parë për mesfushën e PAOK-ut, por pavarësisht kësaj, ai nuk është lejuar që të largohet nga skuadra. Ka qenë pikërisht presidenti i PAOK-ut, ai që ka vënë veton për qëndrimin e lojtarit të kombëtares shqiptare. Megjithatë, Panathinakos ka rritur më shumë presionin për lojtarin në ditët e fundit. Mediat greke raportojnë se palët janë ulur dhe po negociojnë. Ndërkohë, me insistimin e agjentit të lojtarit, Kaçe mund të kalojë të Panathinaikos, skuadër e cila i garanton më shumë mundësi aktivizimi, por do të mbetet në bashkëpronësi të të dyja klubeve.

Besohet se çështja e Kaçes do të zgjidhet brenda pak ditësh, nëse gjithçka shkon sipas planeve. Shtatshkurtri korçar vitin e shkuar provoi të luante edhe jashtë Greqisë, në Çeki, te Vitoria Plzen, por pa arritur të ketë sukses. Më pas u rikthye në Greqi, te skuadra e PAOK-ut. Më herët për korçarin ka pasur zëra merkatoje për një transferim të mundshëm në Francë dhe Itali, por që nuk ka pasur asgjë konkrete. Kjo situatë me klubet dhe mungesa e aktivizimit të rregullt ka ndikuar edhe në grumbullimin e Ergys Kaçes me kombëtaren kuqezi, ku disa herë korçari ka qenë jashtë listës të ish-trajnerit De Biazi, por edhe atij aktual, Kristian Panuçi.

Related posts

E BUJSHME/ Sarri mund të jetë “çelsi” i transferimit, Hysaj drejt kalimit tek Juventusi

Delo.autor

“PËRTEJ ËNDRRAVE TONA, JAM I SURPRIZUAR”/ Duka inspekton punimet në stadiumin e Kukësit: Ja kur e kemi gati (FOTO)

Delo.autor

E LARGOI PËR SHKAQE POLITIKE/ Ja deklarata befasuese e Petkovic për BERHAMIN

Isa.Autor

Leave a Comment