Futboll Kategoria Superiore Ndeshjet Live

LIVE/ Partizani-Skënderbeu, “Demat” dyfishojnë me penallti, protestojnë futbollistët korçarë

Po luhet në “Selman Stërmasi” supersfida mes Partizanit dhe Skënderbeut e vlefshme për javën e 28-të të Kategorisë Superiore. Kryesuesit e kampionatit do të kërkojnë të rikthehen te triumfi në kampionat pas humbjes 1-3 në fundjavë ndaj Luftëtarit.

Nga ana tjetër edhe korçarët e Orges Shehit, me shpresën e një lajmi pozitiv nga KAS-i, kanë si objektiv një vend që të dërgon në Ligën e Europës sezonin e ardhshëm, teksa do të synojnë një rezultat pozitiv në kryeqytet.

Me triumfin e Kukësit ndaj Laçit, diferenca mes Partizanit dhe verilindorëve është ngushtuar në 6 pikë, teksa një rezultat negativ i të kuqve do e rihapte kampionatin. Të dy trajnerët kanë bërë publike edhe formacionet zyrtare, ku nuk mungon surprizat. Ajo që bie në sy është interesi i ulët i tifozëve, të cilët nuk i kanë mbushur shkallët e stadiumit. Rreth 1000 të pranishëm.

PARTIZANI-SKËNDERBEU 2-0

Belica 26′, Asani 52′  

KOMENTI LIVE:

55′ Tjetër zëvendësim te korçarët, Sibo i lë vendin Zani Kurtit.

54′ Zëvendësim te Skënderbeu, largohet Gripshi vendin e tij e zë kroati Pervan.

52′ GOOOOOL PARTIZANI 2-0/ Jasir Asani dyfishon shifrat nga pika e bardhë e penalltisë. 

51′ Lorenc Trashi fiton 11-metërsh pas një dueli me Kaba Sambou. Protestojnë futbollistën e  Skënderbeut, që nuk janë dakord me vendimin e gjyqtarit.

46′ Starton pjesa e dytë. Nuk ka zëvendësime në skuadrat respektive.

Related posts

LIVE/ Po luhet super sfida Juventus-Milan. Rezultati 1-0

Delo.autor

Pogba s’je i vetmi/ Njihuni me 11 lojtarët me të cilët Mourinho ka pasur një raport të KEQ

Isa.Autor

CHAMPIONS LEAGUE/ Zidane shpall listën e Realit për super duelin me PSG (FOTO)

Delo.autor

Leave a Comment