Champions League Futboll Sport

“PËRPLASJA” E DHUNSHME ME SMALLING/ Ja rezultatet e testeve mjekësore për “Pleshtin”

Barcelona mund të marrë frymë lehtësisht. Testet të cilave iu nënshtrua Lionel Messi gjatë ditës së enjte në fakt kanë dhënë një përgjigje pozitive.

Ylli argjentinas, pavarësisht plagëve të marra dhe hemorragjisë që e pasi atë përplasje të dhunshme me Smalling, fatmirësisht nuk vuan fraktura apo dëmtime të rënda që mund të shoqëroheshin me pasoja.

Në kampin blaugrana ekzistonte një shqetësim i madh, veçanërisht për një frakturë të mundshme në hundë, por sikurse kanë specifikuar testet e të enjtes, ky skenar është përjashtuar.

Në këto kushte, Messi konfirmohet se do të jetë në dispozicion të trajnerit Valverde për ndeshjen ndaj Huesca, pavarësisht se nuk përjashtohet mundësia që të ulet në stol.

Related posts

DITA VENDIMTARE PËR ISMAJLGECIN/ Gati të bëhet shok skuadre me sulmuesin e Kombëtares

Delo.autor

PREJ DY MUAJSH DREJTON EVERTON/ Trajneri Ancelotti bën premtimin e bujshëm

Delo.autor

Kukësi motivohet për ndeshjen kundër Karabagut, ja çfarë ka premtuar Presidenti Gjici

Isa.Autor

Leave a Comment