Futboll Sport

SHERR MASIV NË MILAN- LAZIO/ Ja çfarë ndodh në fund të ndeshjes (VIDEO)

Falë penalltisë Milani arriti të fitojë 1-0 përballë Lazios së Strakoshës në ndeshjen e drejtpërdrejtë për fatet e kualifikimit sezonin e ardhshëm në Champions League.

Fati i këtij takimi u vendos në minutën e 79’ kur Franck Kessie mposhti portierin shqiptar nga pika e bardhë.

Por pas fundit të ndeshjes, lojtarët e Milanit dhe të Lazios u përfshinë në një sherr masiv ndërmjet tyre.Luiz Felipe i Lazios, filloi të kapej me disa lojtarë të Milanit dhe një grup i madh shkoi drejt tij, ndërsa serbi Milinkoviç-Saviç u përpoq ta ruante nga nervat e futbollistëve kuqezinj.

Ndoshta do duket jo normale por për ta qetësuar situatën mendoi trajneri i Milanit, Gennaro Gattuso, i cili njihet për karrakterin impulsiv të tij.

Me këtë fitore Milani e ka nxjerrë Lazion nga objektivat për tu renditur në 4 vendet e para në Serie A.

Shikoni çfarë ndodhi pas ndeshjes.

Related posts

PAMJET/ Tifozët e Kombëtares nisin festën me flamuj dhe plisa. Andorra ‘vishet’ kuqezi

F.autor

“RRËMUJA E ZEMRËS TIME”/ Vajza e Mihajlovic zbulon lidhjen me futbollistin 5 vite më të ri (FOTO)

Delo.autor

“GOLI SPEKTAKOLAR”/ Mancini: Messi në të njëjtin nivel me Maradonën, por në kohën time…

F.autor

Leave a Comment