I pakategorizuar

PO DOMINOJNË NË PREMIER/ Braziliani zbulon sekretin e suksesit të treshes Firmino-Mane-Salah

Treshja sulmuese Firmino-Mane-Salah është konsideruar si një nga të frikshmet në botë. Skuadra e Liverpool ka arritur të dominojë këtë sezon si në Premier League ashtu dhe në Champions falë këtij sulmi shpërthyes, që bën diferencën në çdo takim.

Në prag të ndeshjes ndaj Chelsea, sulmuesi brazilian Roberto Firmino tha: “Kjo magji mes nesh ka ardhur falë punës së madhe që kemi bërë ditë pas dite, ndeshje pas ndeshje. Duke punuar gjithnjë e më shumë fort mes nesh dfhe duke ndihmuar skuadrën e trajnerin, që na mbështesin gjithashtu”.

“Tashmë u bënë 3 sezone që jemi së bashku, ndaj përmirësohemi e rritemi dita-ditës. Jo vetëm në stërvitje por edhe në ndeshje ne e njohim shumë mirë njëri-tjetrin, pozicionin tonë në fushë dhe shpresoj që kështu të vazhdojmë deri në fund”, u shpreh Firmino.

“Sekreti ynë? Nuk ka xhelozi mes nesh, nuk ka rëndësi kush shënon: Unë, Mane apo Salah. Ne jemi të kënaqur kur ndihmojmë njëri-tjetrin, pasi kështu fiton edhe Liverpool. Ne ëndërrojmë së bashku trofeun në Premier dhe Champions, ndaj ndihmojmë njëri-tjetrin të shënojmë”, tha Firmino.

Related posts

RENDITJA/ Hysaj është shqiptari “i artë”, por vlera e tij pëson rënie

Delo.autor

SHKËMBIM I BUJSHËM/ Ja 3 yjet që Perez i ofron Manchester United për Paul Pogba

Delo.autor

“KORONAVIRUS”/ Tare: Shqetësim, por pranojmë çdo masë; Inzagi: Të ndalet kampionati, jo të luhet pa tifozë

F.autor

Leave a Comment