Futboll Kategoria Superiore Sport

FITORE E ARTË PËR MBIJETESË/ Tirana “zhyt” Durrsakët, “revolucioni” i Memës dështon

Tirana arriti që të fitonte sfidën e rëndësishme të javës së 29-të, në transfertë ndaj Teutës. Ekipi i Memës, fitoi pastër me shifrat 1-3, duke dominuar në rezultat e lojë.

Sfida nisi e qetë për të dyja ekipet, pa shumë raste, por vetëm në minutën e 42-të, u zhbllokua sfida, me gol të Oduamadit, pas një kundërsulmi të bukur.

Me fillimin e të dytës, Shkëmbi provoi të ndryshonte diçka dhe hodhi në fushë Vajushin, por gjithsesi ishte Tirana që me një aksion mjaft të bukur, shënoi me Hasanin golin e dytë.

Në minutën e 72-të, vetëm dy minuta pasi u fut në fushë, ishte Kamara që mendoi të ngushtonte shifrat për Teutën, por ndërkohë marrjen e 3-pikëve e vulosi Karabeci, me një gol mjaft të bukur nga jashtë zone, vetëm 2 minuta pas golit të durrsakëve.

Deri në fund, ekipi i Shkëmbit bëri shumë pak, dhe Tirana ia doli të administrojë fitoren. Tashmë, bardheblutë shkojnë në 36 pikë, ndërsa Teuta zbret në vendin e pestë me 43 pikë.

Durrsakët e Shkëmbit vijnë pas dy humbjeve radhazi, dhe në krizë, ndërsa kthesa kërkohet menjëherë përballë Tiranës, me trajnerin që ka bërë ndryshime tek titullarët. Ndërkohë, Tirana vjen pas fitores në tavolinë me Kamzën, por pas një jave aspak të qetë në kampin bardheblu, ku Mema ka bërë edhe shumë ndryshime në formacion.

Related posts

INTERVISTA/ “Ylli” i Kombëtares i “shpraz” të gjitha: Nga problemet me pasaportën e Kosovës e deri te kufjet në vesh/ Njihuni me ta pathënat e Eros GREZDËS

Sadik.Autor

Dramatike dhe spektakolare, Arsenal dhe Chelsea ndajnë nga 1 pikë në derbin e Londrës

Q.Autor

ZYRTARE/ E prezantuan si strateg dhe gjeni, Milan shkarkon trajnerin me dy fjali

Delo.autor

Leave a Comment