Futboll Seria A Sport

E ARDHMJA E ICARDIT ÇËSHTJE DITËSH/ Marotta i jep një lajm të mirë Spallettit

Administratori i deleguar i Interit, Giuseppe Marotta, është tashmë në qendër të vëmendjes, sepse po afron fundi i sezonit dhe për pasojë sytë janë te lëvizjet e klubit zikaltër në merkato.

Natyrisht, e ardhmja e Mauro Icardit mbetet çështje dite, por Marotta lë gjithçka pezull: “Vlerësimet do të bëhen në momentin e duhur. Për ne është lojtar i rëndësishëm, por do të ketë rëndësi edhe dëshira e tij”.

Ndërkohë, ka shumë thashetheme në lidhje me të ardhmen e trajnerit Luciano Spalleti, i cili duket larg Interit, por Marotta e qetëson: “Është e drejtë t’i japim besim, ka krijuar një strukturë skuadre. Zërat për Conten? Lindin nga fakti që është trajner fitues dhe është në treg, por Spalletti ka ende dy vite kontratë”.

Related posts

FAZA PËRGATITORE NË MAQEDONI/ Argjentinasit nuk bindin trajnerin Magani. Ja situata tek Egnatia…

Delo.autor

NUK KA MË DYSHIME/ Mbrojtësi “Zikaltër” do t’i bashkohet Milanit në fund të sezonit, ja emri…

Delo.autor

RRËFEN FITUESI I “TOPIT TË ARTË”/ Mesfushori Modric: Ky ka qenë momenti më i keq i karrierës sime

Delo.autor

Leave a Comment