Futboll Premier League Sport

YLL EDHE JASHTË FUSHE/ Ja gjesti i madh i lojtarit të Tottenhamit për viktimat në Korenë e Jugut

Ylli i Tottenham, Son Heung-min ka dhuruar rreth 100.000 stërlina për viktimat e një zjarri vdekjeprurës në Korenë e Jugut. Zjarri përfshiu rajonin malor-verilindor të vendit, pranë kufirit me Korenë e Veriut. Për pasojë, dy persona mbetën të vdekur dhe qindra të tjerë të pastrehë.

Autoritetet e kanë quajtur një nga zjarret më të mëdha në historinë e Koresë së Jugut. Hetuesit besojnë se zjarri filloi nga një shkëndijë elektrike e një transformatori. Son është një ikonë kombëtare në atdheun e tij, ndaj bëri këtë donacion, për të cilin foli pas fitores ndaj Huddersfield Town:

“Donacioni im nuk është asgjë në krahasim me atë që kanë përjetuar viktimat e zjarrit. Edhe pse jetoj jashtë vendit, e di se çfarë po ndodh në atdheun tim. Mendoj se është diçka, që duhet ta bëj, kur ndodh një fatkeqësi të madhe në vendin tim të origjinës. Unë besoj se paraja nuk ka rëndësi. Gjëja më e rëndësishme është të bëja diçka për viktimat”.

Related posts

LIND NJË PROFESION I RI NË SHQIPËRI/ FSHF jep detaje për kursin e parë… (FOTO)

Delo.autor

INCIDENTET NË STADIUM/ Policia e Shtetit: Disa të shoqëruar në komisariat, vijojnë verifikimet

Isa.Autor

Guardiola e përjashton këtë “sëmundje” te Manchester City

Q.Autor

Leave a Comment