Futboll La Liga Sport

E BUJSHME NGA SPANJA/ Real Madrid ofron Gareth Bale për të marrë kampionin e botës tek…

Real Madrid është gati të ofrojë Gareth Bale te skuadra e Manchester United, duke e përfshirë sulmuesin uellsian në transferimin e Paul Pogba nga “djajtë” te “los blancos”. Lajmin e ka konfirmuar e përditshmja spanjolle Don Balon.

Trajneri Zidane duket se nuk do ta përfshijë sulmuesin 29-vjeçar në planet e tij për të ardhmen, ndaj është gati ta përdorë lojtarin në këtë shkëmbim me kampionin e botës. Duke qenë se United kërkon një shumë të lartë për Pogba, rreth 150 milionë euro, Real mendon të përdorë Bale si kartë për të ulur shumën e lartë.

Natyrisht që bashkë me Gareth Bale skuadra e United do të arkëtojë edhe një shumë parash, rreth 60 milionë euro. Kjo ofertë mësohet se ka mbërritur në tavolinën e drejtuesve të Manchester United, që nuk janë shumë të bindur me këtë propozim. Për Bale ky do të ishte një rikthim në Premier League, ku më parë ka luajtur me Tottenham.

Related posts

E BUJSHME/ Sportistët që mbulohen nga “miliardat”, ja kush e sundon PLANETIN

Isa.Autor

Klopp: Nuk mendoja se një gjë e tillë mund të ndodhte, por lojtarët…

Sadik.Autor

LËSHOHET “BOMBA” NGA ANGLIA/ Klubi i Premier League financohet nga familja Bin Laden

Delo.autor

Leave a Comment