Futboll Seria A Sport

SHËNON NJË GOL NGA MESI I FUSHËS/ Talenti i Milanit iu jep leksion me këtë “perlë” (VIDEO)

Të pësosh gol në minutat e fundit ndodh që skuadrave të iu “priten gjunjët” dhe të mos kenë më grintën dhe vullnetin për të provuar në ato pak sekonda të mbetura.

Kështu ndodhi edhe në ndeshjen e të rinjve nën 15 vjeç të Milanit, ndaj atyre të Hellas Verona, ku skuadra mike shënoi golin e barazimit në minutën e fundit të ndeshjes.

Zgjidhjen e sjell Gabriele Alesi, lojtar i vitlindjes 2004, duke shënuar një gol nga mesi i fushës. E thjeshtë fare, topin e nis shoku i skuadrës dhe ai godet drejt e në portë, duke e gjetur të papërgatitur portierin dhe merr fitoren.

Ky episod nuk ka kaluar pa tërhequr vëmendjen dhe ka qenë Maldini Junior, Andrea Conti dhe Andriy Shevchenko që e kanë pëlqyer videon. Ndërkohë që Bakayoko e ka komplimentuar djaloshin nëpërmjet një komenti.

Related posts

“Po vjen në shtëpi”, Pogba tall tifozët e Anglisë si kampion bote

Isa.Autor

LIVE/ Champions: Mbyllet ndeshja Ajax-Liverpool. Rezultati 0-1

Delo.autor

MIQËSORE/ Super aksion nga Barcelona, Coutinho shënon me lehtësi (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment