Futboll

Bayern nxjerr Vidal në shitje, Mourinho sfidon sërish Conte për kilianin

Bayern Mynih është gati të nxjerrë në shitje mesfushorin kilian Arturo Vidal verën e ardhshme dhe Manchester United është gati të përfitojë nga rasti për të marrë lojtarin. United ka kohë që ka dashur ta kryejë këtë transferim, që kur lojtari luante me Juventusin, që më pas përfundoi te bavarezët. Por e përditshmja gjermane “Bild” bën me dije se tashmë lojtari mund të largohet, pasi nuk ka më hapësirë për të luajtur, pas transferimit të Leon Goretska te kampionët e Bundesligës.

Mourinho dhe Conte debat ne fushen e lojes

Dhe skuadrat e Manchester United e Chelsea janë dy kandidatët për ta marrë lojtarin. Trajneri Conte ka kohë që ka thënë se e dëshiron lojtarin në skuadër, por tashmë në garë është future edhe United, duke kërkuar të bindë Vidal përmes ish-shokut të skuadrës Pogba dhe patriotit të tij Sanchez. Gjithsesi, Vidal nuk është objektivi i vetëm për “djajtë e kuq”, pasi në rast se dështon transferimi i kilianit, në shënjestër është edhe mesfushori i Napolit, Faouzi Ghoulam.

Related posts

BARÇA NUK FEDERON DOT LOJTARËT/ Nga ana tjetër zbulohen rrogat marramendëse

F.autor

ÇËSHTJA E SHIRITIT/ FIFA: Nojer rrezikon Botërorin nëse insiston

F.autor

BOTA E FUTBOLLIT NË ZI!/ Ndërron jetë pas një aksidenti tragjik futbollisti i njohur spanjoll

Delo.autor

Leave a Comment