Futboll La Liga Sport

ËSHTË ZYRTARE/ Atletico Madridi rinovon me yllin e skuadrës, ja klauzola e frikshme

Atletico Madrid ka rinovuar kontratën me portierin Jan Oblak deri në vitin 2023, duke qenë se kontrata e mëparshme skadonte në vitin 2021.

Në kontratën e re, paga e Oblak ka shkuar në 10 milionë euro në sezon, ndërsa klauzola e tij e largimit është rritur nga 100 në 120 milionë euro, që nëse një klub do e paguajë do e bënte atë portierin më të shtrenjtë në histori.

Slloveni mbërriti në Madrid në vitin 2014 nga Benfica për 16 milionë euro. 26-vjeçari ka zhvilluar 203 ndeshje me fanellën e Atleticos, ku 115 prej tyre i ka mbyllur pa pësuar gol (56.6%). Në pesë sezone në Spanjë, Oblak ka fituar një Superkupë të Spanjës, një Europa League dhe një Superkupë UEFA.

Related posts

Rinovimi i Grizmanit, Diego Kosta: Ai bir k**ve do të ketë marrë shumë pará

Sadik.Autor

NJË DERBI I MANCESTERIT MERR JETË PËR DONARUMAN/ Portieri është i detyruar të ikë nga PSG-ja

F.autor

Kaka: Ronaldo tek Juventus, reklama më e mirë për Serie A

Isa.Autor

Leave a Comment