Futboll Premier League Sport

AVENTUARA E TIJ TEK CHELSEA DREJT FUNDIT/ Sarri do të zëvendësohet nga trajneri spanjoll…

Aventura e Maurizio Sarri-t në drejtim të Chelsea-t duket se do të mbarojë në fundin e këtij sezoni.

Sipas “Daily Record”, kandidati favorit për të marrë vendin e ish-trajnerit të Napoli-t është Javi Gracia i Watford-it, i cili ka drejtuar Malaga-n dhe Rubin Kazan-in në të kaluarën.

Spanjolli ka marrë drejtimin e verdhezinjve në janarin e 2018-ës dhe ka grumbulluar 23 fitore, 11 barazime dhe 21 humbje në total.

Gjithashtu, 48-vjeccari ka udhëhequr Watford-in drejt finales së Kupës së Anglisë që do të zhvillohet 18 majin e ardhshëm, kur skuadra e Gracia-s do të sfidojë Manchester City-n në “Wembley”.

Related posts

U PËRFOL SI PASUES I ZIDANE TEK REAL MADRID/ Trajnerin e njohur e kontakton një tjetër klub europian

Delo.autor

MUNDËSI E ARTË PËR SULMUESIN SHQIPTAR/ Pritet të debutojë me Juventus në ndeshjen kundër Milan

Delo.autor

De Laurentiis për yllin e Napoli-t: Allegri është i dashuruar pas tij

Sadik.Autor

Leave a Comment