Futboll Sport

ANALIZON KRITIKAT E “PLESHTIT” TEK ARGJENTINA/ Simeone: Ja pse dështon ai me kombëtaren

Lionel Mesi, padyshim që vlerësohet nga analistët dhe nga bota e futbollit, si një nga lojtarët më të mirë të të gjitha kohërave. Por një mungesa e një triumfi të rëndësishëm me Kombëtaren, e vë shpesh atë në qendër të kritikave.

Në krah të argjentinasit ka dalë bashkëkombasi i tij dhe trajneri i Atletikos, Diego Simenone. Ai ka thënë se nuk janë të drejta këto kritika dhe ka gjetur çelsin e dështimit të tij te Kombëtarja.

“Kritika ndaj Mesit nuk janë të drejta, sidomos kur vijnë nga Argjentina.Të gjithë kërkojnë nga Mesi pse shkëlqen te Barcelona dhe jo me kombëtaren. Nuk është e vështirë për ta kuptuar këtë gjë. Te Barcelona lojtarët e mbështesin atë, ndërsa te Argjentina jo. Kjo gjë për shembull ndodh me Ronaldon te Portugalia, edhe pse ata nuk janë Juventusi apo Reali. Skuadrat e forcojnë lojtarin e madh, ia bëjnë më të lehtë”, është shprehur Simeone.

Ndërkaq ai s ka shtuar: “Disa e kritikojnë vazhdimisht, por Mesi është i jashtëzakonshëm. Sa “Topa të Artë” ka fituar? Sa gola ka shënuar?  Sa trofe ka fituar? Pa të Barcelona nuk do të ishte këtu ku është dhe futbolli nuk do të ishte i njëjtë”.

Related posts

Djali i pronarit të Interit: ‘Meazza’ i stërmbushur të bën të ndihesh sikurse në mes të një tërmeti

Q.Autor

SKANDALI NË CHAMPIONS/ PSG-Basaksehir, zbulohet dialogu i plotë mes arbitrave (VIDEO+AUDIO)

Delo.autor

TURQI-UELLS/ Një përballje që pritet të jetë tepër e luftuar dhe vendimtare (FORMACIONET ZYRTARE)

Delo.autor

Leave a Comment