Futboll Seria A Sport

VIJON KARRIERËN JASHTË ITALISË/ Claudio Marchisio rrëfen: Buffon më tha se futbolli përjetohej…

Sezoni te Zenit, i pari pas një jete të kaluar me Juventusin, nuk ka shkuar sipas shpresave të tij. Sidoqoftë, Claudio Marchisio është ende i lumtur me zgjedhjen e bërë, për ta vijuar karrierën si futbollist profesionist jashtë Italisë. Ai është rrëfyer në një intervistë të gjatë për “Corriere della Sera”.

Buffon kishte të drejtë. Ai më tha që, nëse do ta kishte ditur më përpara, se futbolli jashtë vendit përjetohej në një mënyrë kaq ndryshe e më të lirshme, do të kishte ikur nga Serie A disa vite më parë. Kështu mund të jetonte një jetë ndryshe, të shijonte një ide të caktuar të lirisë, që në Itali mungon“, – tha ish-mesfushori bardhezi për eksperiencën jashtë vendit, duke përfshirë edhe një mik të vjetër, si Gigi Buffon, në këtë temë.

Këto fjalë mund të mos iu pëlqejnë tifozëve të Juventusit, por ama janë të sinqerta: E keni parasysh imazhin e autobusit që mbërrin në stadium? Fotoja e jetës së një futbollisti në Itali është kjo: ndiqesh nga të gjithë dhe as që e kupton. Duke jetuar një liri të përditshme të ndryshme jashtë, e kupton se sa ke humbur“.

Pastaj, duke lënë mënjanë Zenit dhe jetën jashtë vendit, Claudio Marchisio ka folur për momentin që po kalon Juventusi, eliminimin nga Liga e Kampionëve: Me ardhjen e Cristiano Ronaldos u rritën pritshmëritë. Nisur nga ajo që pashë në verë, para se të largohesha nga Torino, gjithçka lëvizte rreth tij. Ai ngriti nivelin e secilit lojtar dhe krijoi shumë vetëbesim.

Megjithatë, një kampion, sado i madh, nuk mund të japë siguri për të triumfuar në futboll. Përndryshe, Ronaldo dhe Messi do t’i kishin ndarë mes tyre 10-15 edicionet e fundit të Champions-it. Ëndrra nuk u përmbush, por kjo ndodh. Futbolli nuk është një shkencë ekzakte”

Related posts

“ISHIM TË FRIKËSUAR”/ Marchisio tregon tmerrin e përjetuar: Grabitësit na vendosën pistoletën në…

Delo.autor

NGA DEPRESIONI NË KAMPION BOTE/ Intervista e rrallë e Buffon: Do të luaj maksimumi deri në vitin 2023

Delo.autor

ËSHTË BLERJA E FUNDIT E “BARDHEBLUVE”/ Flet Kristi Vangjeli: Nuk e kam tradhtuar Skënderbeun…

Delo.autor

Leave a Comment