Futboll Sport

“ËSHTË E PAMUNDUR TA PËRSHKRUANI”/ Ish-kampioni i Botës deklaron: “Topin e Artë” e meriton Messi, edhe nëse…

Lionel Messi e meriton të fitojë për të gjashtën herë “Topin e Artë”, pavarësisht nëse ai fiton Ligën e Kampionëve apo jo me Barcelonën.

Kështu ka deklaruar legjenda braziliane, Rivaldo, që e sheh Messin favorit për të fituar “Topin e Artë”.

Lionel Messi dhe Barcelona po kërkojnë një titull tjetër të Ligës së Kampionëve, ku këtë sezon kanë arritur deri në gjysmëfinale pasi eliminuan Manchester United pas fitores 3-0 në “Camp Nou’”.

“Është e pamundur ta përshkruani Messin”, ka thënë Rivaldo.

“Më pëlqen aq shumë dhe gjithmonë them që ndihem keq dhe i trishtuar, sepse ai kurrë nuk fitoi Kupën e Botës me Argjentinën. Është një çmim që e meriton, sepse një lojtar i klasit botëror si ai duhet të jetë një kampion botëror. Ai është duke shënuar gola, duke dhënë asiste dhe duke qenë kryegolashënues në La Liga për një kohë të gjatë, dhe mendoj se ajo që po bën në Ligën e Kampionëve është meritë që duhet t’i njihet. Edhe nëse nuk e fiton Ligën e Kampionëve, ‘Topin e Artë’ ai e meriton”, deklaroi ish-kampioni i Botës, Rivaldo.

Related posts

CHELSEA-ENITRACHT FRANKFURT/ Jovic shënon suprizën në Londër, ja goli i barazimit (VIDEO)

Delo.autor

NUK SHKËLQEU TEK BARCELONA/ Kevin-Prince Boateng drejt Gjermanisë tek…

Delo.autor

SKUALIFIKIMI NGA CHAMPIONS/ Luis Van Gal tregohet kritik: Kjo humbje ishte krejtësisht e panevojshme, duhet të bënte…

Delo.autor

Leave a Comment