Champions League Futboll Sport

GARA PËR PARAQITJEN MË TË MIRË/ Ja kush shpallet lojtari i javës në Champions (FOTO)

Lionel Messi është zgjedhur lojtari i javës në Ligën e Kampionëve.

Ylli argjentinas udhëhoqi Barcelonën në kalimin në gjysmëfinale, duke shënuar dy gola përballë Manchester United.

Barcelona arriti që ndeshjen e kthimit kundër “Djajve të Kuq” ta fitojë me rezultatin e pastër 3-0, ku dy golat e parë të ndeshjes u shënuan nga pesë herë fituesi i “Topit të Artë”.

Argjentinasi në garën për lojtarin më të mirë të javës në Ligën e Kampionëve ka mposhtur Matthijs De Ligt e Ajaxit, Heung Min Son të Tottenhamit dhe Roberto Firminon e Liverpoolit.

 

Related posts

Lista e Islandës për “Kampionatin botëror 2018”

Sadik.Autor

E PAPRITUR/ Inter i bën ofertën e parezistueshme. Tekniku italian gati të marrë drejtimin e “Zikaltërve”

Delo.autor

PAS FITORES NDAJ KASTRIOTIT/ Trajneri Shkëmbi: Kërkojmë të luajmë futboll sulmues dhe të…

Delo.autor

Leave a Comment