Futboll Premier League Sport

MANCHESTER CITY-TOTTENHAM/ Guardiola kërkon të hakmerret për eliminimin nga Champions (FORMACIONET ZYRTARE)

Janë publikuar formacionet zyrtare për sfidën mes Manchester City dhe Tottenham.

Manchester City do të kërkojë t’i hakmerret Tottenhamit për eliminimin nga Champions Lesgue ditë më parë në “Etihad”, ani pse fituan 4-3.

Skuadra e Pep Guardiolës u eliminua për shkak të vlerës së golit mysafirë, pasi nuk kishte realizuar në sfidën e parë në fushën e Tottenham.

Sido që të jetë, Guardiola ka thënë se është koha që të lënë anash atë zhgënjim të madh dhe të fokusohen te kjo ndeshje për të vazhduar luftën për titullin e Premierligë, pasi cdo gjë është në dorën e tyre, nëse do të bëhen kampion apo jo.

Pas 34 xhirove, City është dy pikë prapa Liverpoolit, por me një ndeshje më pak të zhvilluar – kjo i mban gjallë Cityzens se do të triumfojnë sërish në Premierligë.

Arijanet Muric i Kombëtares së Kosovës është sërish në stol, kurse Guardiola nuk i ka besuar Mendyt që nuk e ka ftuar fare në skuadër. Ndryshimi tjetër është David Silva, derisa edhe Tottenham e nis këtë ndeshje me formacion tjetër.

Manchester City:

Tottenham:

 

Related posts

HUMBJA KA PASOJA PËR SHQIPËRINË/ Tani duhet t’i rrëmbejë vazon e dytë në shortin e Euro 2024 Serbisë dhe Ukrainës

F.autor

BOTËRORI/ Franca kalon në çerekfinale, Mbappe i papërmbajtshëm ndaj Polonisë, Giroud thyen rekord

F.autor

RIKTHIM TE SUKSESI/ Jannik Sinner triumfon në Indian Wells, mund Medvedev në finale

F.autor

Leave a Comment