Futboll Kategoria Superiore Ndeshjet Live

LIVE/ Laçi-Skënderbeu, Selmani i pret penalltinë Dejvi Bregut

Është duke u luajtur në Laç sfida mes vendasve të Sulejman Starovës dhe Skënderbeut. Një përballje tepër vendimtare për Ligën e Europës. Korçarët e Orges Shehit vijnë në këtë përballje pas triumfit në shtëpi ndaj Kastriotit, ndërkohë që kurbinasit u mposhtën në transfertë ndaj Luftëtarit.

bandicam 2019-04-20 16-47-28-866

Skënderbeu është në vendin e katërt me 43 pikë, ndërsa Laçi është në vendin e gjashtë me 41 pikë. Starova ka surprizuar me formacionin që ka rrështuar duke ulur në stol Mane, ndërsa Shehu i ka lënë mënjanë befasitë në 11-shen titullare.

sdsds

LIVE| LAÇI-SKËNDERBEU 1-0

Shtubina 30′ 

KOMENTI LIVE: 

60′ Pranë golit të barazimit Skënderbeu. Tjetër pritje spektakolare e Selmanit, i cili i mohon golin mbrojtësit Kaba Sambou.

55′ Momente tensioni në Laç. Tifozët godasin me sende të forta mbrojtësin e Skënderbeut, Kristi Vangjeli, ndeshja ndërpritet për disa minuta.

53′ Gjuan Dejvi Bregu, pret portieri Selmani. I pakalueshëm gardiani i Laçit. Zgjatje fantastike e kapitenit kurbinas që i mohon golin e barazimit Skënderbeut.

52′ Penallti për Skënderbeun. E fiton mbrojtësi Kristi Vangjeli pas një dueli me futbollistin e Laçit Sefgjinaj.

47′ Pranë golit Skënderbue me anë të sulmuesit Krasniqi. Pas një harkimi nga e djathta,  Krasniqi godet bukur brenda zonës, por fluturon portieri Selmani, që i mohon një gol të sigurt korçarëve.

Related posts

LEVA NUK “VDES” KURRË/ Barça “çmonton” Girona-n, Flick i befasuar nga La Liga

F.autor

E BUJSHME/ Talenti shqiptar realizon golin e parë me fanellën e Fortuna Sittard

Delo.autor

Mourinho ndryshon mendje, kërkon me ngulm transferimin e Griezmann

Q.Autor

Leave a Comment