Futboll Sport

NDRYSHIMI I PAPRITUR/ Tottenham merr lajmin e mirë para gjysmëfinales me Ajax

Premier League ka vendosur të ndihmojë skuadrën e Tottenham në prag të ndeshjes gjysmëfinale që Spurs do të luajnë ndaj Ajax në Champions League.

Sipas klubit londinez, drejtuesit e Premier kanë rënë dakord që të spostojnë ditën e ndeshjes mes Tottenham dhe Bournemouth në kampionat. Ky ndryshim i bë në mënyrë që ekipi i trajnerit Pochettino të ketë më shumë kohë për t’u përgatitur për ndeshjen ndaj Ajax.

Ndeshja mes Tottenham dhe Bournemouth është planifikuar që të luhet më 6 maj, por ajo do të luhet dy ditë më herët, më 4 maj. “Kjo është e rëndësishme, pasi na jep më shumë mundësi të përgatitemi për këtë ndeshje të rëndësishme për ne. Fakti që Federata na ndihmon me kalendarin është e rëndësishme për ne dhe futbollin anglez. Kemi mundësi të realizojmë diçka të jashtëzakonshme për klubin tonë”, tha Pochettino.

Related posts

E BUJSHME/ Futbollisti SHQIPTAR drejt Serisë A, TARE bë gati operacionin e radhës

Isa.Autor

“SI E KE HALLIN BIR K*RVE”/ Messin nuk e mbajnë nervat, kapet keq me kundërshtarin (VIDEO)

Delo.autor

E TRISHTË/ Sporti shqiptar në zi, ndërron jetë ish-kampioni i peshëngritjes

Delo.autor

Leave a Comment