Futboll Sport

“SHKONTE ME VAJZËN E TRAJNERIT…”/ Ish-sulmuesi: Manchester United më shkatërroi karrierën!

Mesfushori i Crystal Palace, Wilfried Zaha, ka treguar në një intervistë për “Daily Mail” tmerret e kaluara te Manchester United me trajnerin David Moyes, i cili zëvendësoi Sir Alex Ferguson në vitin 2013. 26-vjeçari pranon se ka pasur një trajtim armiqësor në “Old Trafford”, gjë që e ka privuar nga mundësia e madhe e karrierës.

Një “ferr”, që e kujton gjashtë vite më vonë, kur ka vendosur të hedhë një hap të madh, që nuk mundi ta realizonte atëherë, në karrierën e tij. Sulmuesi ka në plan të largohet nga klubi aktual dhe të nënshkruajë me dikë tjetër, me të cilin mund të luajë në Champions, çka është edhe qëllimi i tij i madh.

“Manchester United u përpoq ta shkatërronte karrierën time”. Me këtë fjali, Zaha fillon të tregojë se çfarë i ndodhi atë vit. Trajner i “Djajve të Kuq” ishte ende Sir Alex Ferguson, i cili e bleu lojtarin e lindur në Bregun e Fildishtë, por që jetonte në Angli prej fëmijërisë. Me pasardhësin e skocezit, David Moyes, çdo gjë ndryshoi për keq me të.

Zaha thotë se u përpoq ta fitonte me meritë vendin në ekip, madje iu lut Moyes për t’ia dhënë një shans, që të tregonte veten, por ish-trajneri e përçmoi deri për ngjyrën e tij. Madje, ai thotë se ishte viktimë e thashethemeve, që sugjeronin se shkonte me vajzën e Moyes. Në këtë pikë ndihet tepër i zhgënjyer, sepse klubi kurrë nuk doli t’i mohonte ato zëra.

“Kur më la jashtë grupit të Ligës së Kampionëve dhe mori Adnan Januzaj, i cili nuk kishte luajtur kurrë në ekipin e parë, e kuptova se situata ishte shumë më serioze nga sa mendoja. Trajneri kishte shkuar shumë përtej arsyeve të futbollit. Nuk ishte punë aftësish në futboll, çfarë mund të bëja atëherë”, – shpjegon Zaha, ende i lënduar.

Ai ishte lojtari i spikatur te Manchester United në sezonin 2013-2014, por shton se në mënyrë të pashpjegueshme u hoq nga ekipi i parë prej Moyes deri në fund të tetorit. Në janar 2014 u huazua te Cardiff City. “Atje, isha tashmë hija e vetvetes”, – pranon sulmuesi me hidhërim.

Po atë vit, ai u kthye te Crystal Palace, klubi i tanishëm. Një e kaluar shumë e vuajtur, që frymëzon ambicien e Zaha për të luftuar dhe arritur diçka në karrierë: “Futbolli ka ndryshuar jetën time dhe të familjes. Kur kam nënshkruar për Crystal Palace, ende nuk kishim asgjë në shtëpi. Nuk mund të përballoja dot as çmimet e këpucëve të futbollit, m’i jepnin miqtë e mi.

Futbolli, në njëfarë mënyre, me të vërtetë e shpëtoi jetën tonë. Kemi ardhur nga askundi, kam vuajtur shumë për të arritur këtu ku jam sot. Megjithatë, nuk do të ndalem këtu, jam shumë ambicioz”.

Related posts

DEBATET ME TRAJNERIN/ Pogba: Jam i gatshëm të mos luaj nëse Mourinho…

Isa.Autor

Donnarumma nuk ofron siguri për Milanin, Reina një alternativë reale

Q.Autor

Formula1/ I parakaloi McLaren, ka kritika te Renault

Sadik.Autor

Leave a Comment