Futboll Seria A Sport

NIS REVOLUCIONIN NGA “THEMELET”/ Juventusi mposht rivalët për sulmuesin italian…

Federico Chiesa është objektivi numër një i Juventusit për të përforcuar sulmin në sezonin e ri. Me të, bardhezinjtë duan ta rinisin mësymjen e radhës për të fituar Ligën e Kampionëve, në të cilën dështuan sërish kohët e fundit.

Fabio Paratici po punon për të siguruar shërbimet e yllit të Fiorentinës, i cili u shfaq si një protagonist i vërtetë në stadiumin “Allianz”, ndeshjen e fundit. “Zonja e Vjetër” po synon të përsërisë “operacionin Bernardeschi” të vitit 2017, me bindjen se kësaj here do të duhen më shumë miliona për ta rrëmbyer 25-vjeçarin nga klubi vjollcë.

Megjithatë, siç raportohet nga “Tuttosport”, Juventusi do të duhet të fitojë një rivalitet të rëndësishëm për këtë lojtar, atë të Bayern Munich. Bavarezët e kanë bërë tashmë një ofertë të parë zyrtare, duke u përpjekur të fitojë kohë.

Chiesa do të preferonte të qëndronte në Itali, ku Juventusi mbetet favoriti më i madh për blerjen e tij, duke shmangur kështu një lëvizje jashtë vendit, që për momentin nuk do t’iu përshtatej planeve të sulmuesit.

Lista e blerjeve të Juventusit, e miratuar nga Cristiano Ronaldo, nuk kufizohet vetëm te Chiesa. Emrat e tjerë në listën e merkatos së kampionëve të Italisë duket se synohen mes Varane, Manolas, Ruben Dias, Marcelo, Darmian, Grimaldo, Isco, Zaniolo, Joao Felix.

Related posts

Spektakël dhe gola në 45 minuta, KOSOVA luan një futboll të “çmendur” ndaj Maltës

Isa.Autor

PËRRALLA E JOVIÇ/ “Falcao i vogël” po mahnit Gjermaninë

Isa.Autor

Rrëfehet SHAQIRI: S’e kam shkelur ende qendrën e qytetit, jam një hap larg…

Isa.Autor

Leave a Comment