Futboll Sport

SULMUES NË MBËSHTETJE TË RONALDOS/ Juventusi “rrëmben” objektivin e Interit

Juventusi gjatë merkatos së verës do të pësojë disa ndryshime në skuadër.

Edhe Andrea Pirlo, për “Sky Sport” tha se Juventus duhet të blejë një sulmues që të mbështesë Ronaldon, sipas tij Mandzukic nuk mund ta bëjë këtë.

Objektivi kryesor i Juventusit është Mauro Icardi, por “Calciomercato” së fundmi ka bërë me dije se nëse nuk arrihet marrëveshja për të transferuar argjentinasin, atëherë do të tentohet Romelu Lukaku.

Sulmuesi belg është projektuar për t’u larguar nga Manchester United dhe Inter e ka konsideruar prej kohësh afrimin e tij, pas shitjes së Icardit. Gjithsesi tani duhet të ndeshin edhe konkurrencën e kampionëve të Italisë për të marrë shërbimet e sulmuesit.

Related posts

“KUSH LUAN PËR BARCELONËN DUHET TË MËSOHET ME PRESIONIN E MADH”/ “Shpërthen” Koeman: Nëse nuk ju pëlqen, ndërroni trajner

Delo.autor

ZYRTARE/ Emery kthehet në Spanjë pas 4 vitesh! Specialisti i Europa League zgjedh ekipin

Delo.autor

Tre lojtarët e Superiores që do vënë në siklet Panuccin

Sadik.Autor

Leave a Comment