Futboll Premier League Sport

“DJAJTË E KUQ” FITOJNË ME GOLEADË/ Pogba i dërgon Mourinhos mesazhin e paimagjinuar…

Mesfushori i Manchester United, Paul Pogba i dërgoi një mesazh të paimagjinuar ish-trajnerit të Manchester United, Jose Mourinho, që e bënte edhe më të paparashikueshëm momenti i deklaratës, menjëherë pas fitores së thellë 5-1 të “Djajve të Kuq” kundër Cardiff, në debutimin e trajnerit të ri, Solskjaer.

“Unë e di që të gjithë ju prisni që të them diçka në lidhje me Jose, pas fitores së thellë të ditës së sotme. Natyrshëm jemi shumë të lumtur për rezultatin. Luajtëm mirë, performance e skuadrës ishte e shkëlqyer. E di që doni të më pyesni: ‘Oh po, me Jose…’. Me Jose ne fituam trofe dhe unë dua ta falenderoj atë për këtë gjë. Jo gjithçka funksionoi mirë, por gjërat funksionuan mirë në fitimin e trofeve. Fitimi i trofeve të përmirëson si person gjithashtu. Kjo është e kaluara. Unë dua ta falenderoj atë për këtë gjë.

Unë jam i sigurtë se të gjithë futbollistët tani presin me padurim ndeshjen e radhës, pikët dhe duam që të rikthehemi në krye të klasifikimit. Kjo është gjithçka që dua të them. Jemi të lumtur që ndeshja e parë me trajnerin e ri nisi me këtë fitore të madhe dhe e rëndësishme tani është që të vazhdojmë kështu, nuk mundemi që pasi shënuam pesë gola, në ndeshjen tjetër të humbasim”, deklaroi Pogba për Manchester Evening News.

Related posts

JOSHËSE DHE BOMBASTIKE/ Lojtare shahu dhe kriminologe, a ka më SEKSI se… (FOTO)

Isa.Autor

“MOS JE ÇMENDUR GJË?” Mesazhi i gruas së Gerd Muller për bomberin Lewandowski

Delo.autor

LAJM I TRISHTË/ Pëson infarkt, vdes në moshën 61-vjeçare ish-arbitri shqiptar

Delo.autor

Leave a Comment