Eredivisie Futboll Sport

TALLET ME JUVENTUSIN PAS ELIMINIMIT/ Van Persie: Ne do kishim fituar 11-2 për shkak se…

Sulmuesi holandez i Feyenoordit, Robin Van Persie nuk e ka kursyer ironinë ndaj Juventusit, pak ditë pasi bardhezinjtë u eliminuan nga Champions League.

Van Persie solli në kujtesë sfidën mes Feyenoordit dhe Ajaxit në janar, që përfundoi me rezultatin 6-2 për skuadrën nga Roterdami, ndërsa tha se po të përballeshin me Juven, do të fitonin edhe më thellë.

“Tani të gjithë do ta shohin me një tjetër sy fitoren tonë 6-2 ndaj Ajaxit në muajin janar dhe kjo për shkak se këta të fundit treguan se janë shumë të fortë, duke eliminuar Real Madridin dhe Juventusin. Ndaj këtyre të fundit, ne do kishim fituar 11-2”, tha holandezi.

Related posts

SKEDINA E DITËS/ Ja ndeshjet që ju bëjnë me para

Isa.Autor

REJA BËN MBLEDHJE PARA NDESHJES NDAJ LITUANISË/ Ja ndryshimet e trajnerit në formacionin e Kombëtares

Delo.autor

Formacionet, Las Palmas – Barcelona (FOTO)

Q.Autor

Leave a Comment