Futboll Kategoria Superiore Sport

FRIKA NGA KORONAVIRUSI/ Merret vendimi përfundimtar për ndeshjet e sotme në Kategorinë Superiore (FOTO)

Dy ndeshjet e Kategorisë Superiore Vllaznia-Partizani dhe Skënderbeu-Kukësi, do të luhen pa tifozë.

Kjo për shkak të frikës nga Koronavirusi, i cili së fundmi ka mbërritur në vendin tonë, ku janë konfirmuar dy raste të prekurish. Në këtë mënyrë ndeshjet e sotme nuk do të pezullohen siç edhe flitej, por ato do të luhen pa praninë e publikut.

Diçka e tillë është konfirmuar edhe nga Partizani të cilët nëpërmjet faqes zyrtare kanë njoftuar se ndeshje e sotme ne “Loro Boriçi” do të luhet pa praninë e tifozëve.

Nuk dihet ende se çfarë do të ndodhë me ndeshje e javë së ardhshme në Kampionatin shqiptar, por e sigurt është që ndeshjet e sotme nuk do të pezullohen.

Përveç ndeshjes Vllaznia-Partizani që është konfirmuar se do të luhet pa tifozë nuk dihet ende se çfarë do të ndodhë me ndeshjen tjetër, Skënderbeu-Kukësi, pasi nuk ka një njoftim nga klubet, por me shumë mundësi edhe kjo ndeshje do të luhet pa tifozë.

jkgh

Related posts

Shpend Ahmeti: Stadiumi i Prishtinës do të mbaj emrin “Fadil Vokrri”

Sadik.Autor

Ajaxi është në bisedime me Romën për dy mesfushorët Ziyech dhe Kluivert

Sadik.Autor

Vangjel Zguro nuk pret klubin, zbulon të ardhmen (FOTO)

Sadik.Autor

Leave a Comment