Futboll La Liga

(FOTO) Dy golat ndaj Valencias, Ronaldo më në fund hyn tek 10 më të mirët në La Liga

Me dy golat kundër Valencias, Ronaldo ka hyrë në mesin e 10 golashënuesve më të mirë në La Liga këtë edicion.

Dalëngadalë, fituesi i Topit të Artë për vitin 2017, Cristiano Ronaldo, po i përmirëson statistikat në sezonin që po cilësohet si më i dobëti që kur iu bashkua Real Madridit nga Manchester United në vitin 2009.

Në dy ndeshjet e fundit në La Liga, ai ka realizuar katër gola, duke shkuar në tetë finalizime, për të hyrë kështu më në fund në mesin e 10 golashënuesve më të mirë deri më tani këtë edicion, aq sa kanë shënuar edhe pesë futbollistë tjerë.

Në La Liga prin Lionel Messi me 19 finalizime, shifra këto që mund të rriten kur sot të zbresë Barcelona në Camp Nou për t’u përballë me Alavesin, kundërshtar jo i fortë në letër.

Related posts

SURPRIZA PER NDESHJEN NDAJ BRESCIAS/ Sarri rikthen “Luftëtarin”, vendim të fortë për Ronaldon

Delo.autor

FRANCË-KROACI/ Zbulohen formacionet e mundshme të finales, ja skemat…(FOTO)

Isa.Autor

ZIDANE GATI TË ULET NË STOLIN E PGS-SË/ Por ka një kusht të fortë për klubin

F.autor

Leave a Comment