Futboll Seria A Sport

SPALLETTI MERR LAJME TË MIRA/ Ja dy yjet që rikthehen për derbin ndaj Juventusit

Dy lajme shumë të mira për derbin kundër Juventusit, ka marrë ditën e sotme trajneri i Interit, Luçiano Spaleti.

Siç raporton “SportMediaset” janë rikthyer të stërviten me grupin Brozoviç dhe Vesino. Të dy mesfushorët do të jenë gati të luajnë që nga minuta e parë me Juventusin, e cila tashmë nuk ka asnjë motiv.

Nga ana tjetër duket se Spaleti e ka zgjedhur modulin, që do të rreshtojë skuadrën. 4-2-3-1 do të jetë skema e Interit, siç janë të gjitha gjasat.

Në majën e sulmit do të jetë Lautaro Martinez dhe jo Ikardi, i cili do ta nisë sfidën nga stoli. Tashmë presim ditët në vijm të shohim se si Interi do të luajë ndaj kampionëve të Italisë.

Related posts

“PRESIONI? ËSHTË NJË FORCË EKSTRA QË TË NDIHMON”/ Varane: Në karrierën e futbollistit ka ulje-ngritje, por…

Delo.autor

E BUJSHME/ Figo: Reali i Madridit ka nevojë për një futbollist si…

Isa.Autor

FITORE SPEKTAKOLARE/ Inter mposht Cagliarin me “POKER” dhe merr kreun e Serie A

Delo.autor

Leave a Comment