Futboll Seria A Sport

VAZHDON REVOLUCIONIN NGA “THEMELET”/ Juventusi shënjestron mbrojtësin kampion bote…

Fabio Paratici, drejtori sportiv i Juventusit po planifikon që të sjellë në Torino një mbrojtës të kalibrit botëror për të zgjidhur problemet që janë evidentuar këtë sezon. Sipas “Tutto Sport”, objektivi i Juves është mbrojtësi 30-vjeçar i Bayern Mynih, Jerome Boateng.

Përvoja e tij si në Bundesligë ashtu dhe në arenën ndërkombëtare është e madhe. Një lojtar që do të ishte i përshtatshëm për Juven, në objektivin që bardhezinjtë kanë për të “pushtuar” Europën. Boateng fillimisht nuk ka qenë në krye të listës së shpenzimeve për mbrojtjen, por duket se përvoja e tij dhe dështimet për të sjellë në Torino objektiva të tjerë kanë bërë që mbrojtësi gjerman të dalë në “pole”.

Juventusi, përmes disa ndërmjetësve, ka marrë informacione për Boateng, kontrata e të cilit me Bayern Mynih skadon në vitin 2021. Ndërkohë që, vlera e kartonit të tij shkon në 30 milionë euro.

Duket se edhe Bayern nuk ka ndërmend të mbajë sezonin tjetër lojtarin kampion bote me Gjermaninë 5 vite më parë, pasi bavarezët kanë konfirmuar një revolucion të ekipit. Problem për Juven do të jetë konkurrenca e PSG-së, gjithashtu e interesuar për mbrojtësin ekspert.

Related posts

TALLET ME “BLUTË E LONDRËS”/ Barcelona kujton “luftën” e dikurshme në Champions (VIDEO)

Delo.autor

LIVE/ Kategoria I, Grupi B: Telashe për Bylisin, rihapet ndeshja dhe mbetet me 10 lojtarë

Isa.Autor

“TANI E KEMI FATIN NË DORË”/ Pep sheh nga titulli. Arteta: Në Angli gjithçka mund të ndodhë

F.autor

Leave a Comment