Futboll Sport

TJETËR SUPER LAJM PËR SHQIPËRINË/ Francës i pakësohen YJET, ja kush do të mungojë

Nuk kanë fund lajmet pozitive për Shqipërinë.

Pas Kylian Mbappe, N’Golo Kante dhe shumë emrave të tjerë të rëndësishëm, Franca, rivali i 7 shtatorit për kombëtaren kuqezi nuk do të ketë të gatshëm Paul Pogba. Mesfushori i Manchester United ka ndjejë shqetësime, duke mos preferuar të vihet nën urdhërat e teknikut Didier Deschamps për duelet e shtatorit.

Tashmë kampionët e botës kanë më pak yje në përbërjen e tyre. Për të zëvendësuar Pogban, Deshamp ka thirrur Matteo Guendouzi, lojtarin e Arsenalit që më shumë përflitet për ngjashmërinë e tij me David Luiz sesa për lojën që zhvillon.

Takimi mes Francës dhe Shqipërisë do të luhet mbrëmjen e 7 shtatorit në “Stade de France” dhe është i vlefshëm për grupet kualifikuese të Euro 2020.

Related posts

PARTIZANI-BOSNJE HERCEGOVINË/ Nis me turp trajneri Lerda, pëson 4 gola në pjesën e parë

Delo.autor

GAFA E VITIT QË PO BËHET VIRALE/ Gazetarja nuk njeh Timo Werner, e prezanton si… (VIDEO)

Delo.autor

KA FESTË TEK MILANI/ MALDINI një hap larg, “DJALLI” pret rikthimin e bujshëm

Isa.Autor

Leave a Comment