Futboll Premier League

Chelsea, Antonio Conte do të fitojë 10 mln euro në rast shkarkimi

Antonio Conte do të dëmshpërblehet me 10 milionë euro nëse do të shkarkohet. Marrëdhënia e trajnerit italian me drejtuesit e klubit nuk është aspak e mirë, por ai nuk ka ndërmend të largohet me dëshirë nga “Stamford Bridge”.

Conte është i gatshëm të presë skadencën e kontratës, siç ka bërë të ditur një burim i afërt me teknikun. Kështu, Chelsea do të detyrohet të paguajë për prishjen e parakohshme të konyratës, siç ka ndodhur në 2015-ën me Jose Mourinho-n.

Sipas shtypit anglez, klubi londinez ka humbur durimin dhe është acaruar shumë nga deklaratat e bëra nga ish-trajneri i Juventus në lidhje me blerjet e munguara në merkaton. Conte ka thënë disa herë gjatë verës së kaluar se kampionët në fuqi të Anglisë duhet të shpenzonin shumë për të mbajtur ritmin e Manchester United dhe Manchester City.

Related posts

TIRANA-PARTIZANI/ Derbi që premton spektakël, ja një pjesë e koreografisë nga “Fanatics” (VIDEO)

Delo.autor

Inter, Ausilio ka në dorë një fenomen që do të “pushtoj” botën e futbollit

Sadik.Autor

(VIDEO) Manchester City ‘shpartallon’ Tottenhamin, thellohet rekordi në Premier League

Q.Autor

Leave a Comment