Futboll Seria A Sport

DISFATA NË “KUPËN E ITALISË”/ Ja sa miliona euro ka humbur Milani në rast se do të fitonin

Milani po e përjeton keq eliminimin nga Kupa e Italisë dhe tashmë i vetmi objektiv për kuqezinjtë është kualifikimi sezonin e ardhshëm në Champions League

Kuqezinjtë e drejtuar nga Gattuso kanë humbur mundësinë për të futur në arkat e tyre 8.5 milionë euro në rastin më të keq ose 10.5 në rast fitimi të Kupës së Italisë.

Kjo, për faktin se Liga e Serisë A i dhuron fitueses së Kupës 5.2 milionë euro, ndërsa finalistja humbëse i ka të garantuara 3.4 milionë. Ndërkohë, rregullorja parashikon edhe 45 për qind të buxhetit nga shitja e biletave të finales për secilën skuadër (10 për qind u shkojnë arkave të Ligës), ku duke menduar se çdo vit janë kapur lehtësisht 4-4.5 milionë euro, nga kjo 1.8-2 milionë do t’i kishte të siguruara Milani.

Por përveç Kupës, në rast se do të fitonin trofeun Milani do të luante edhe Superkupën e Italisë e cila do të zhvillohet në verë në Arabinë Saudite.

Sipas akordit mes Ligës Italiane dhe federatës arabo-saudite, dërgon në arkat e secilës finaliste 3.375 milionë euro. Shkurt, Milani jo vetëm i mohoi vetes mundësinë e trofeut, por edhe një grusht të rëndësishëm milionash.

Related posts

NDEZ MERKATON E ARDHSHME/ Zidane: Më pëlqen shumë ky lojtar në Premier…

Delo.autor

FESTË NË MYNIH/ Bayern kampion i Bundesligës

F.autor

Sterling goditet dhe fyhet nga tifozi racist: Zezak m…

Q.Autor

Leave a Comment