Futboll Sport

Rekordi “negativ” i sulmuesit të Francës, u shpall kampion bote, por nuk arriti asnjëherë që…

Franca arriti të shpallej kampione e Botës, por me gjithë rekordet që vendosën disa prej protagonistëve francezë, kishte edhe një që mund të cilësohet si negativ.

Sulmuesi kryesor i gjelave, Olivier Zhirud, edhe pse ishte pika kryesore e Francës në repartin e sulmit, u shpall kampion bote, pa shënuar asnjëherë, por akoma më keq… pa goditur të paktën një herë portën.

Zhirud, në total, në shtatë ndeshjet e zhvilluara luajti 564 minuta, por nuk gjuajti asnjëherë kuadratin e portës. Ai u përpoq plot 13 herë për të goditur, por asnjë prej gjuajtjeve të sulmuesit të Arsenalit nuk shkoi në kuadrat.

Gjithsesi, Zhirud e kishte të qartë detyrën e tij në fushë, dhe duket se arriti ta bënte mjaft mirë, duke ndihmuar edhe dy sulmuesit e tjerë, Grizman dhe Mbape, që të dy shënuan nga 4 gola secili.

 

Related posts

SHKËLQEU ME ITALINË NË “EURO 2020″/ Chiesa i vetmi i paprekshëm në sulm, Juventusi refuzon dy super oferta

Delo.autor

ANALIZA/ Kush është “asi nën mëngë” i trajnerit Pirlo që i lë të gjithë pas

Delo.autor

LIVE/ Po luhet ndeshja eliminatore Europa League Partizani-Sheriff. Nis sfida

Delo.autor

Leave a Comment