Futboll Seria A Sport

DRAMA E TALENTIT TË ROMËS/ Futbollisti i Serie A mbyll karrierën 21 vjeç, ja shkaku (FOTO)

Futbollisti i Romës, Abdullahi Nura është tërhequr nga futbolli në moshën 21-vjeçare.

Shkak është bërë problemet që futbollisti nigerian ka me zemrën e cila e ka detyruar të shkëputet nga aktiviteti fizik, shkruan tabloidi britanik “The Sun”.

Futbollisti 21-vjeçar në pronësi të Romës e ka të pamundur të marrë certifikatën e përshtatshmërisë sportive e tashmë po bisedon me drejtuesit verdhekuq për të prishur kontratën, që i skadon në vitin 2020.

Mbrojtësi nigerian, i cili u ble në vitin 2015 nga Spezia për 2.5 milionë euro, luajti i huazuar te Lavagnese dhe Perugia në formë huazimi, ku dhe iu shfaqën problemet me zemrën.

Drejtuesit e skuadrës kryeqytetase po mendojnë t’i ofrojnë një mundësi për punësim të përhershëm në Trigoria, duke i gjetur një rol drejtuesi.

Related posts

Botërori i lë me “pasoja” tërë jetën, tifozët e Anglisë nxituan me tatuazhet (FOTO)

Isa.Autor

NJË VIT NGA VDEKJA E BABAIT/ Ish-kampionit të botës Khabib poston mesazhin prekës në rrjetet sociale (FOTO)

Delo.autor

STRAKOSHA KATASTROFAL/ Roma shënon golin e parë kundër Lazios (VIDEO)

Isa.Autor

Leave a Comment