Futboll Seria A Sport

DRAMA E TALENTIT TË ROMËS/ Futbollisti i Serie A mbyll karrierën 21 vjeç, ja shkaku (FOTO)

Futbollisti i Romës, Abdullahi Nura është tërhequr nga futbolli në moshën 21-vjeçare.

Shkak është bërë problemet që futbollisti nigerian ka me zemrën e cila e ka detyruar të shkëputet nga aktiviteti fizik, shkruan tabloidi britanik “The Sun”.

Futbollisti 21-vjeçar në pronësi të Romës e ka të pamundur të marrë certifikatën e përshtatshmërisë sportive e tashmë po bisedon me drejtuesit verdhekuq për të prishur kontratën, që i skadon në vitin 2020.

Mbrojtësi nigerian, i cili u ble në vitin 2015 nga Spezia për 2.5 milionë euro, luajti i huazuar te Lavagnese dhe Perugia në formë huazimi, ku dhe iu shfaqën problemet me zemrën.

Drejtuesit e skuadrës kryeqytetase po mendojnë t’i ofrojnë një mundësi për punësim të përhershëm në Trigoria, duke i gjetur një rol drejtuesi.

Related posts

Premier League/ Chelsea – Huddersfield, londinezët synojnë një vend në Champions

Sadik.Autor

E pabesueshme/ Pas ardhjes së Coutinhos ylli i Barcelonës largohet aty ku askujt nuk ja priste mendia

Q.Autor

LËVIZË GURËT PËR TË BINDUR HIGUAIN/ Roma tenton ta “joshë” me ofertën e veçantë

Delo.autor

Leave a Comment