Futboll Premier League Sport

GJATË CEREMONISË PËR LUFTËN KUNDË RACIZMIT/ Sterling tallet me rivalin: Askush s’do ta donte një gjë të tillë…

Ylli i Manchester City-t, Raheem Sterling, është tallur me Liverpool-in gjatë ceremonisë së “BT Sports Industry Award”, ku ai është vlerësuar për luftën kundër racizmit.

Duke folur në lidhje me luftën për titull në Premier League, anglezi ka thënë: “Është një garë entuziazmuese, të them të drejtën. Çdo gabim i yni mund ta ndihmojë Liverpool-in të marrë kreun. Kjo nuk do të ishte një gjë e mirë”.

“Mendoj se askush nuk do ta donte një gjë të tillë. Gjithsesi, është argëtuese. Kjo është arsyeja pse u bëra futbollist, për momente si këto”, ka thënë Sterling.

Manchester City kryeson Premier League me një avantazh prej një pikë kur kanë mbetur edhe tri ndeshje nga fundi i kampionatit.

Liverpool-i do të ketë mundësinë të marrë kreun përkohësisht mbrëmjen e sotme në ndeshjen që do të luajë në shtëpi kundër Huddersfield.

Related posts

PRAPASKENAT E “SHERRIT”/ Khabib gati sa nuk goditi Leonardo Di Caprion

Delo.autor

U NDA NGA JETA E ËMA E DREJTORIT/ Partizani në zi: Ngushëllimet më të sinqerta familjes Rama

Delo.autor

Nuk ndalet Guardiola, Man City arrin marrëveshje me mesfushorin brazilian

Q.Autor

Leave a Comment