Futboll La Liga Sport

LËSHOHET “BOMBA” NGA SPANJA/ Mourinho merr drejtimin e Interit në verë, ja lista e “dëshirave”

Interin dhe Zhozhe Murinjon duket se fati i do sërish bashkë. Në Spanjë prestigjiozja “Don Balon” bën me dije se trajneri luzitan, ka arritur një akord me skuadrën italiane dhe do të marrë drejtimin e skuadrës në fundin e këtij sezoni.

MurinjoTe Murinjo, Interi ka besuar ringritjen e ekipit dhe do t’i lënë atij në dorë rikthimin e trofeve në Milano.
I njëjti burim raporton se portugezi ka hartuar dhe listën e tij për merkaton e verës. Ai kërkon të largohet Miranda dhe të vijë Godin në vendin e tij. Gjithashtu në qendër të mbrojtjes kërkon dhe Varan, i cili kushton 80 milionë euro, por që ka dhe një konkurencë të madhe për të.

Modriç dhe Kutinjo janë dy lojtarët e tjerë, që luzitani dëshiron t’i sjellë në Milano. Ndërkaq ai kërkon largimin e Perisiç, për të sjellë disa para për arkat e kubit.

Mbetet të shihet nëse ky lajm i “Don Balon” është i vërtetë apo janë aludimet e merkatos.

Related posts

Galatasaray hidhet në merkato, gati oferta për mbrojtësin e Interit

Q.Autor

“CRISTIANO ËSHTË NJË SUPER BABA…”/ Georgina: Ju tregoj defektin e vetëm të Ronaldos

F.autor

Reagon Interi/ D’Ambrosio mposht Strakoshën duke vendosur ekulibrat në “Olimpico”(VIDEO)

Sadik.Autor

Leave a Comment