Futboll La Liga Sport

REALIN NUK E SHPËTON AS ZIDANE/ Humbet turpshëm me vendin e parafunidt

Real Madrid është për të ardhur keq. Skuadra e Zinedine Zidane nuk po e respekton kampionatin me paraqitjet e tmerrshme nga java në javë.

Këtë herë, Los Blancos janë mposhtur nga Rayo Vallecano i vendit të parafundit me rezultatin 1-0.

Dëmtimi i Benzema ka detyruar Zidane të luajë me Bale dhe Mariano-n në sulm, ndërsa as Isco dhe as Asensio nuk ishin pjesë e formacionit.

Goli i vetëm i takimit është shënuar nga Embarba nga pika e bardhë e penalltisë në minutën 23’ të takimit.

Real Madrid ka pësuar shtatë penallti këtë sezon në La Liga, më shumë se në çdo sezon tjetër që prej 2005/06.

Miqtë kishin shumë minuta në dispozicion për të barazuar apo për të përmbysur, por nuk ka ndodhur asgjë.

Një tjetër ndeshje e dobët e kryeqytetasve që kanë disa javë që po presin me padurim të përfundojë ky sezon makthi.

Related posts

LAPORTA ZBULON GJITHAÇKA/ Nga shkarkimi i Koemanit te negociatat për trajnerin e ri

Delo.autor

Pjesa e parë/ Rikthehet Flamurtari, Muarem përmbys Teutën me dopietë (VIDEO)

Sadik.Autor

KUALIFIKUESET E EURO 2026/ Shqipëria U-17 dhe U-19 njohin rivalët

F.autor

Leave a Comment