Futboll Seria A Sport

E BUJSHME NGA ITALIA/ Milan nxjerr në shitje Suson, ja dy klubet që interesohen

Disa ditë më parë trajneri Giampaolo, vlerësoi Suson si një ‘lojtar klasi’, mirëpo ditën e sotme në medat italiane qarkullon lajmi se Milan po kërkon që ta shesë.

Olympique de Lyon ka shfaqur interes për spanjollin.

Sipas asaj që raporton “ La Gazzeta dello Sport” midis drejtuesve të klubit milanez ka dallime mendimesh, pasi disa kërkojnë që ta mbajnë e disa kërkojnë që ta shesin.

Ky lajm vjen pas takimit të së martës mes agjentit të futbollistit, Alessandro Lucci, dhe zyrtarëve ‘kuqezinj’.

Ndërkohë, Lyoni e ka bërë të ditur interesimin, pasi dhe presidenti Jean-Michel Aulas e bëri publik pëlqimin për futbollistin.

“La Gazzetta dello Sport” gjithashtu raporton se “Djajt” mund të transferojnë sulmuesin e Atletico Madridit, Angel Correa, si zëvendësues të 25 vjeçarit.

Suso e ka një klauzolë me Milanin me një vlerë prej 40 milionë eurosh.

Related posts

I INFEKTUAR ME KORONAVIRUS/ Marash Kumbulla jep lajmin e mirë në rrjetet sociale: Është koha për… (FOTO)

Delo.autor

DERBI ME 250 FORCA SIGURIE PRIVATE! Ja i ftuari special që do të dhurojë spektakël në “Air Albania”

Delo.autor

ÇMENDET MILANI/ RAIOLA i ofron kuqezinjëve SUPER yllin e BOTËRORIT

Isa.Autor

Leave a Comment