Futboll Seria A

Inzaghi: Nuk e kisha vënë re, por kjo është e pabesueshme

Simone Inzaghi është kthyer të ankohet për vendimet e arbitrave që kanë shkuar kundër Lazio-s së tij. Në fakt, Milan ka kaluar në avantazh me një gol me krah të Cutrone-s.

“Një gabim i tillë është i papranueshëm. Më vjen keq sepse na kanë penalizuar përsëri. Gjatë ndeshjes nuk e kisha vënë re, por ka qenë e pabesueshme! Nuk është një gjë e bukur të humbasësh në këtë mënyrë. Në pjesën e parë, Milan ka luajtur më mirë, në të dytën ne, por meritonim më shumë se një barazim”, ka thënë trajneri i bardhekaltërve.

“Mund të kishim luajtur më mirë në pjesën e parë, ndërsa në të dytën e kemi merituar golin e barazimit, kemi goditur traversën dhe nuk mbaj mend që Strakosha të ketë bërë pritje të rëndësishme. Por nuk kemi arritur të shënojmë dhe Milan e ka shfrytëzuar këtë mangësi tonën. Më vjen keq që i kemi dhënë fund ecurisë pozitive, por Milan është treguar më i aftë”.

 

Related posts

“MË FAL POR NUK TË DËGJOJ”/ Reagimi ish-sulmuesit të Milanit pas ndeshjes me Spezian. Faji i tifozëve

Delo.autor

“NUK ËSHTË NJË BOTËROR I VËRTETË”/ Cantona bojkoton Katar 2022: Ja pse nuk do ta ndjek…

Delo.autor

NGA EGBO TEK SKËNDER GEGA/ Trajnerët që u larguan nga klubet e Superiores gjatë 2020

Delo.autor

Leave a Comment