Futboll Sport

“DO QËNDROJ 150 VJET TEK INTERI”/ Wanda Nara e bën Icardin të pavdekshëm

Wanda Nara ka pohuar se Mauro Icardi dëshiron të qëndrojë në Interit për 150 vitet e ardhshme.

Interi po merr në konsideratë shitjen e Icardit pas problemeve të fundit, por ndryshe mendon Wanda, agjentja dhe njëkohësisht bashkëshortja e tij.

“Mauro dëshiron të qëndrojë, kjo është zgjidhja e tij”, tha Nara për Tiki Taka.“Nëse Spalletti qëndron tek Interi për 100 vitet e ardhshme, Mauro do të qëndrojë për 150 vitet e ardhshme. Kështu m’u përgjigj kur e pyeta, plus ai është ende i ri”, shtoi ajo.

Icardi luajti titullar në Derbin e Italisë kundër Juventusit, duke u ndihmuar zikaltërve në barazimin 1-1.

“Derbi i Italisë është gjithmonë Derbi i Italisë. Nuk e dija se Icardi do të luante nga fillimi. Atmosfera ishte e qetë, më pëlqeu”, theksoi bashkëshortja e sulmuesit zikaltër.

© SYRI.net

Related posts

BOTËRORI 2022/ Shqipëria rikthehet tek fitorja, sulmuesi Broja shkruan historinë ndaj Hungarisë

Delo.autor

Zyrtare: Ricciardo divorcon me Red Bull, do të pilotojë makinën Renault

Sadik.Autor

Khedira: Emre Can profili i duhur për Juventusin

Sadik.Autor

Leave a Comment