Futboll Sport

REBELOHET BALE PAS HUMBJES ME REALIN/ Nuk hipën në autobusin e ekipit

Gareth Bale nuk u rikthye në Valdebebas me bashkëlojtarët e tij të Real Madridit, pas humbjes 1-0 kundër Rayo Vallecanos të dielën mbrëma.

Trajneri i Real Madridit, Zinedine Zidane, u kishte dhënë lojtarëve dy ditë e gjysmë pushim dhe Bale kishte kërkuar leje të shkonte nga Vallecas drejt e në aeroportin Barajas në Madrid, ku po e priste aeroplani i tij privat.

Uellsiani, i cili bëri një paraqitje shumë të dobët ndaj Rayos, priti pranë autobusit të skuadrës ku mori një makinë private dhe e çoi drejt e në aeroport.Bale ishte lojtari i vetëm që nuk u fut në autobus të ekipit me bashkëlojtarët e tjerë.

Kjo është një shenjë tjetër se uellsiani është më larg Los Blancos.

“Nuk e di nëse Bale është i përqendruar”, tha Zidane pas humbjes ndaj Rayos.

Po bëhet e qartë se trajneri francez nuk e do Balen për sezonin e ardhshëm.

Related posts

FUT NË SHERR LOJTARËT E EKIPIT/ Guardiola: Lojtarët e mirë duelojnë e rivalizojnë mes tyre, duhet të…

Delo.autor

LIVE/ Starton super sfida Manchester United-Liverpool

Delo.autor

BIGLIA TREGON “FAJTORIN”: Humbje që DJEG, por VAR mund të kishte bërë më shumë

Isa.Autor

Leave a Comment