Futboll Ligue 1 Sport

NGRE AKUZA TË RËNDA NDAJ PRESIDENTIT TË PSG-SË/ Rabiot “shpërthen”: I keqtrajtuar padrejtësisht…

Veronique Rabiot, mamaja njëherë menaxherja e mesfushorit francez Adrien Rabiot ka shpërthyer në akuza të rënda ndaj presidentit të PSG, Al-Khelaifi.

Në një intervistë për “AFP”, ajo deklaroi: “Nëse Adrien do të ishte gjobitur për diça të drejtë, atëherë do të ishte ndryshe. Përkundrazi, të gjithë shokët e tij të ekipit e dinë që ai është keqtrajtuar dhe sot ai vuan pa thënë asgjë”.

“Al-Khelaifi i hoqi qetësinë, PSG nuk mund të mbyllë një sy kur një prej futbollistëve të mirë të ekipit keqtrajtohet në sytë e të gjithëve”, vijoi mamaja dhe menaxherja e Rabiot.

Mesfushori është jashtë planeve të Tuchel dhe klubit prej shumë kohësh për shkak të vendimit të tij për të mos rinovuar kontratën. Rabiot do të largohet nga PSG më datë 1 korrik kur edhe skadon kontrata e tij me ekipin nga Parisi.

Related posts

GOL PËR ÇMIMIN “PUSHKASH”/ Shqiptari i Dinamos së Zagrebit dhuron SPEKTAKËL (VIDEO)

Isa.Autor

AKUZON RËNDË IGLI TAREN/ “La Repubblica”: Futboll, klane dhe afera. Hijet shqiptare tek Lazio

Delo.autor

MIQËSORE/ Debutim me gol i yllit Giroud, Milani bën “paqe” me Nice-n

Delo.autor

Leave a Comment