Eredivisie Futboll Sport

TËRHEQ VËMENDJEN E KLUBEVE GJIGANTË TË EUROPËS/ De Ligt vendos: Nuk largohem nga Ajax për…

Gjatë një bashkëbisedimi në “Instagram”, ylli i mbrojtjes së Ajax, Matthijs de Ligt, ndër të tjera i është përgjigjur edhe pyetjeve në lidhje me të ardhmen e tij, veçanërisht tashmë që merkato thuajse ka mbërritur.

“Nuk besoj se do të më shesin për një shifër më të lartë se ajo që morën për Frenkie de Jong, (mesfushori u ble nga Barcelona për 75 milionë euro plus 11 milionë të tjerë në bonuse)”, u shpreh De Ligt, i cili me performancën e tij fantastike ka tërhequr vëmendjen e klubeve më gjigantë të Europës.

“Zakonisht mesfushorët kushtojnë më shumë se mbrojtësit, pastaj varet nga Ajax. Frenkie u largua për një shifër të konsiderueshme, kështu që do të shohim”, deklaroi De Ligt, i cili konfirmoi se deri tani nuk ka marrë asnjë vendim lidhur me të ardhmen e tij, teksa është i përqendruar në mbylljen e këtij sezoni të shkëlqyer me Ajax.

Related posts

Luante për Malin e Zi/ Portieri i TALENTUAR I Man City i BASHKOHET përfundimisht KOSOVËS

Isa.Autor

PËRPLASI TRAJNERIN REJA NË TOKË/ Reagon lojtari i Çekisë: E pashë në momentin e fundit dhe…

Delo.autor

FLET PËR OBJEKTIVAT ME PARTIZANIN/ Trajneri Lerda: Do të jetë shumë e vështirë që…

Delo.autor

Leave a Comment