Futboll Sport

E PABESUESHME NË KAMPIONATIN PORTUGEZ/ Arbitri ndal ndeshjen për të shkuar në tualet (VIDEO)

E pabesueshme ajo që ka ndodhur në kampionatin portugez. Arbitrit kryesor i është dashur të ndalë sfidën për disa çaste, pasi kolegut të tij, një prej arbitrave anësorë, i duhej të duhej të shkonte në mënyrë urgjente në tualet.

Chavez ishte duke kryesuar 2-1 ndaj Nacional në Primeira Liga, teksa 10 minuta pas pushimit anësori Jorge Cruz nuk duroi më dhe thjesht duhet të shkonte sa më shpejt në tualet.Teksa një prej portierëve po përgatitej për të goditur nga rivënia fundore, anësori i dha flamurin arbitrit kryesor dhe u nis me vrap drejt tualetit.

Teksa ishte në tualet, lojtarët e shfrytëzuan momentin për të pushuar dhe për t’u freskuar me ujë derisa u rikthye anësori.

Arbitri kryesor i tregoi kartonin e kuq me shaka kolegut përpara se të vijonte ndeshja.

Related posts

NUK PO AMBJENTOHET/ Çështja “Vidal” te Barça, ja mesazhi i klubit për kilianin

Isa.Autor

LARGIMI I SHALLAND/ Nga Zenga tek Roberto Carlos, shtohen kandidatët për stolin e Kosovës

Delo.autor

Torres prezantohet në Japoni: Sfidë mjaft interesante për mua

Isa.Autor

Leave a Comment