Futboll Seria A Sport

DISFATA TORINEZE REZULTOI E RËNDË/ Sedorf deklaron: Shkarkimi i Gattusos nuk e shpëton Milanin…

Aktualisht është trajner i Kamerunit, por një njohës i përkryer i kampionatit italian dhe ekipeve si Interi dhe Milani me të cilat ka luajtur.

Clarens Sedorf, duke folur për “Radio Rai Uno”, ka komentuar momentin e Milanit, duke nisur që nga humbja me Torinon.

“Disfata torineze rezultoi e rëndë, por ndaj Torinos në këtë moment e ka të vështirë çdo ekip. Një humbje nuk ndryshon objektivat e kuqezinjve kur janë ende 12 pikë në lojë”, ka deklaruar ish-mesfushori holandez.

Duke qenë se ka stërvitur Milanin e tashmë është në krye të Kamerunit, Sedorf i njeh mirë dinamikat e profesionit të trajnerit.

Ai nuk e sheh si zgjidhje largimin e Gattusos, teksa në deklaratën e tij ka shtuar se: “Përveç ndonjë situate vërtet ekstreme, nuk më duket zgjidhje shkarkimi i trajnerit. Historia e largimeve në sezon e sipër flet qartë se ndryshimi i teknikëve nuk sjell automatikisht rezultate. Për hir të qetësisë së kuqezinjve, shpresoj që Rinon të mos e largojnë, edhe sepse nuk e meriton ta shkarkojnë”.

Related posts

E PAPRITUR/ Humbën ndeshjen e rëndësishme, klubi shqiptar kërcënon me dalje nga garat

Delo.autor

Një penallti e dyshimtë i jep Kupën Skënderbeut, korçarët realizojnë dopietën e sezonit (VIDEO)

Sadik.Autor

FANTASTIKE/ “Dy krenarja gjithmonë valon mbi ne”, shikoni spektaklin e Shvercerave të…(VIDEO)

Isa.Autor

Leave a Comment