Futboll Premier League Sport

MANCHESTER UNITED NË KRIZË TË THELLË/ Solskjaerit i humbet durimi, i kërkon llogari lojtarit problematik…

Manchester United ka kaluar sërish në krizë pas një periudhe mjaft të mirë që kishte pak kohë më parë me Solskjaerin.

Rezultatet e fundit kanë rikthyer në “Old Trafford” kujtimet e Jose Mourinhos dhe ankesat e shumta që ai kishte për futbollistët, duke marrë deri diku të drejtë për ato që thoshte në media.

Së fundmi, ka qenë Solskjaer ai i cili ka pasur përplasje verbale me futbollistët.

Trajneri norvegjez ka folur me tone të ashpra në dhomat e zhveshjes dhe më i kritikuari ka qenë Antoni Martial, i cili në ndeshjen ndaj Chelseat ka bërë një nga paraqitjet më të dobëta.

Sikur të mos mjaftonte vetëm paraqitja, është parë që edhe në stërvitje Martial nuk vepronte mirë duke neglizhuar jo pak, gjë e cila solli edhe kontestime nga tifozët.

Solskjaer i ka kërkuar llogari Martialit në lidhje me sjelljen e tij në fushë dhe jashtë saj dhe këtë e ka bërë në sy të të gjithë futbollistëve të tjerë.

“Daily Mail” raporton se dëshira e Martial është që të largohet dhe vetë Mourinho kishte kërkuar që ta largonte nga skuadra pasi shihte neglizhencë tek ai.

Pritet që ditët në vijim, të ketë edhe masa ndëshkimore për francezin.

Related posts

Rashford pranë largimit nga Manchester United

Sadik.Autor

NEWCASTLE-MANCHESTER CITY/ Vendasit dyfishojnë shifrat, shënon Matt Ritchie

Delo.autor

PAS SUKSESIT NË “WIMBLEDON”/ Tenisti Djokovic mbërrin në Tokio dhe zbulon objektivin e radhës

Delo.autor

Leave a Comment