Futboll Ligue 1 Sport

GODITI ME GRUSHT TIFOZIN NË TRIBUNË/ Neymar mund ta pësojë keq (VIDEO)

I rikthyer nga një dëmtim i gjatë, Neymar nuk po kalon momente aspak pozitive te Paris Saint Germain.

Autori i një goli në finalen e Kupës së Francës ndaj Rennes, të cilën kampionët e Ligue 1 e humbën pas goditjes së penalltive, u bë protagonist i një gjesti shumë të shëmtuar.

Në momentin që lojtarët e PSG po ngjiteshin drejt podiumit në “Stade de France” për të marrë medaljet e skuadrës humbëse, braziliani u konfliktua me një tifoz, duke përdorur edhe duart kundrejt tij.

Një gjest shumë i shëmtuar ky i Neymar, që si ka pëlqyer aspak as trajnerit gjerman Thomas Tuchel, i cili e ka komentuar kështu.

“Nuk kishte përse të ndodhte kjo. Nuk e pashë momentin, por më thanë shumë vetë më pas. Është e papranueshme të sfidosh fizikisht një tifoz”, tha tekniku i PSG-së.

Pas sharjeve ndaj gjyqtarëve të sfidës në ndeshjen ndaj Manchester United në Champions, për të cilat u skualifikua me 3 ndeshje, Neymar rrezikon një tjetër dënim shembullor këtë herë ndoshta me 5 ndeshje, prandaj ky sezon mund të konsiderohet praktikisht i mbyllur për sulmuesin brazilian.

Related posts

SPEKTAKOLARE/ Përsëri penallti për Juventusin, ja çfarë bëri tani Pjanic (VIDEO)

Isa.Autor

(VIDEO) Arsenal-Chelsea/ Ndeshje e çmendur në ‘Emirates Stadium’, 2 gola për 4 minuta

Q.Autor

SPEKTAKËL NË DURRËS/ “Bregdetarët” mundin Kukësin me 9 vetë, Hidi hero në shtesë

Delo.autor

Leave a Comment