Futboll Sport

HUMOR ANGLEZ/ Tifozi i Liverpoolit hedh në shatërvan atë të Barcelonës (VIDEO)

Gjysmëfinalja e parë e Championsit mes Barcelonës dhe Liverpoolit në “Camp Nou”, që do të zhvillohet sonte, pritet të jetë mjaft interesante.

Për këtë arsye, mijëra tifozë anglezë kanë udhëtuar në Barcelonë për ta ndjekur këtë ndeshje.

Pamjet e publikuara në rrjetet sociale tregojnë se tifozët e Liverpoolit janë duke e shijuar udhëtimin në qytetin e Barcelonës, veçanërisht në rrugën e famshme “La Rambla”.

Në videon e mëposhtme, shfaqen pamje të humorit që ata kanë krijuar në qytetin spanjoll.

Një tifoz i Liverpoolit shtyn brenda në shatërvan një person që po qëndronte aty pranë (mesa duket ishte tifoz i Barcelonës), gjest ky që shkakton të qeshura.

Më pas fansat e “The Reds” nisin të këndojnë, siç mund ta ndiqni në videon e mëposhtme.

 

Related posts

BESËLIDHJA-TIRANA/ Fantastik Muçi, gjuan bukur dhe barazon në frymën e fundit (VIDEO)

Delo.autor

VAZHDON ME FITORE/ Mbappe mposht Nimes dhe vendos rekord historik

Delo.autor

“KUR TË KTHEHEM DO THYEJ STADIUMIN”/ Ibra kërcënon Inter, Milan kryqëzon gishtat për “djallin” më të famshëm

Delo.autor

Leave a Comment